Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ferragosto: Çfarë festojnë fqinjët tanë italianë më 15 gusht?
Foto ilustruese ITALI- Ferragosto nuk është vetëm një ditë relaksi dhe pushimesh. Ajo ka rrënjë të thella që shkojnë deri në Romën e lashtë. Konkretisht, filloi rreth vitit 18 para Krishtit nën perandorin Oktavian August, i cili themeloi Feriae Augusti: ditë pushimi dhe festimi për fermerët, pasi përfundonin korrjet dhe punët bujqësore. Festimet fillonin në fillim të gushtit dhe shpesh zgjasnin disa ditë. Dimensioni i krishterë Më vonë, rreth shekullit të 7-të, Kisha Katolike e lidhi Ferragoston me festën fetare të Ngjitjes në qiell të Virgjëreshës Mari (Assunzione di Maria). Kështu, 15 gushti mori edhe një karakter fetar dhe nderohet me shërbesa dhe procesione fetare në shumë rajone të Italisë, si dhe në Greqi. Ana "sociale" e Ferragosto-s Gjatë regjimit fashist në Itali (1920-1940), u...