Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Pritshmëri të larta!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë
Avioni i Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është nisur për në Alaska, atje ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Nga avioni presidencial ka bërë edhe një postim në platformën e tij të rrjeteve sociale "Truth Social" ku shkruan: Pritshmëri të larta! Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Trump, do të takohen sot në Alaska. Qëllimi i këtij takimi do të jetë për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë. Pas caktimit të takimit, Trump deklaroi se do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të Ukrainës dhe Rusisë./ZËRI