Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës akt-akuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës, saktësisht në periudhën janar–qershor 1999. Prokurori i rastit, Atdhe Dema në një konferencë për media, tha se kjo aktakuzë është dorëzuar pas vite hetimesh intensive. Sipas prokurorit Dema, provat e mbledhura dëshmojnë se 21 të akuzuarit kanë ushtruar kontroll dhe autoritet efektiv mbi forcat e armatosura dhe policinë serbe mbi zonat përkatëse në tërë territorin e Kosovës. Aktakuza e dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se për shkak të këtyre veprimeve ka rezultuar zhvendosja me dhunë e rreth 863 mijë civilëve shqiptarë. “Kjo akuzë është ngritur për krime lufte kundër popullatës civile e cila lidhet me...