Një samit pa dëshmitarë, nga ekipet te fotografia e fundit, si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

Një samit pa dëshmitarë, nga ekipet te fotografia e fundit, si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin në takimin për të ardhmen e Ukrainës, që zhvillohet sot në Anchorage, Alaska. Ja çfarë duhet ditur mbi samitin e 15 gushtit. Logjistika dhe delegacionet I organizuar me nxitim në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson, disa kilometra larg Anchorage, samiti nis me takim një ballë për ballë mes dy liderëve, i caktuar për në orën 11 sipas orës lokale (21:00), sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë. Më pas do të vijojë një mëngjes pune dhe në fund bisedime që përfshijnë delegacionet në formatin me pesë persona. Delegacioni amerikan përbëhet nga Zëvendëspresidenti J.D. Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, shefi i Pentagonit Pete Hegseth, i...