“Darkë magjepsëse në logun e zanave”, Berisha me dhëndrin në ditëlindjen e biznesmenit nga Kosova: Ishte mbrëmje frymëzuese

“Darkë magjepsëse në logun e zanave”, Berisha me dhëndrin në ditëlindjen e biznesmenit nga Kosova: Ishte mbrëmje frymëzuese

Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në bjeshkët e Istogut këto ditë. Ai ka marrë pjesë në ditëlindjen e 60-të të biznesmenit të njohur në Kosovë, Gani Dreshaj, ndërsa shoqërohej edhe nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Berisha ishte ulur në tavolinën kryesore së bashku me Dreshajn dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa shijonin darkën. “24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut Miq, 24 orët që kaluan ishin një udhëtim në rininë time. Në Istog shkova i ftuar nga një mik i imi, Gani Dreshaj, politikan dhe biznesmen i Kosovës, ish-luftëtar i lirisë, për të marrë pjesë në festën e 60-vjetorit të lindjes së tij. Pas një ndalese të shkurtër dhe takimit me miqtë e përbashkët gjermanë ,deputetin e Bundestagut Peter Beyer, politikanin...