Takimi Trump-Putin/ Kancelari gjerman: Evropa pret që Rusia t’i japë fund luftës në Ukrainë

Takimi Trump-Putin/ Kancelari gjerman: Evropa pret që Rusia t’i japë fund luftës në Ukrainë

Friedrich Merz GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar në rrjetin social “X” pas një takimi virtual me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të mbajtur të mërkurën e kësaj jave. Merz u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të bjerë dakord për një armëpushim në Ukrainë, duke i dhënë kështu fund armiqësive mes dy vendeve. Nisur nga takimi që do të mbahet sot, në orën 19:00, mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të gjetur një zgjidhje të mundshme për përfundimin e luftës katërvjeçare Rusi–Ukrainë, kancelari gjerman deklaroi se Evropa pret nga Rusia që ta marrë seriozisht këtë samit. “Ne presim që presidenti Putin ta marrë seriozisht ofertën e presidentit Trump për dialog dhe, pas takimit në Alaska,...