PD ndan postet pas humbjes së 11 majit, Bardhi e të tjerët me kokën ulur. “Buzëqesh” vetëm Gjekmarkaj!

PD ndan postet pas humbjes së 11 majit, Bardhi e të tjerët me kokën ulur. “Buzëqesh” vetëm Gjekmarkaj!

Nga Ardit Rada Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar një situatë të brendshme delikate në Partinë Demokratike. Në tryezë janë jo vetëm analiza e humbjes së thellë elektorale, çka sjellë tkurrjen e grupit parlamentar demokrat, por edhe ndarja e posteve që i takojnë opozitës në Kuvendin e ardhshëm. Pas 20 majit 2023, kur Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së opozita e gjen veten përballë nevojës që të riformatojë gjithçka në dritën e zgjedhjeve të fundit. Njëra ndër pyetjet themelore, me nisjen e legjislaturës së re në shtator, është ajo nëse Gazment Bardhi do ta ruajë ose jo pozicionin në krye të grupit. Në 11 maj Bardhi pësoi një humbje poshtëruese në qarkun e Fierit, ku socialistët fituan plot 12 mandate, duke...