Diplomacia në fushën e golfit, ‘asi’ nën mëngë i Europës ndaj Trump mund të jetë presidenti finlandez

Diplomacia në fushën e golfit, ‘asi’ nën mëngë i Europës ndaj Trump mund të jetë presidenti finlandez

Në vigjilje të samitit të Alaskës, Europa zbuloi një “urë” të paparashikuar për t’u afruar me Donald Trump dhe për të ndikuar në sjelljen e tij për luftën në Ukrainë: presidenti finlandez Alexander Stubb. Në sipërfaqe, dy udhëheqësit s’kanë asgjë të përbashkët veç një detaji shumë të rëndësishëm për presidentin e Shtëpisë së Bardhë: golfit, shkruan La Repubblica. Stubb është kaq i mirë në këtë sport saqë kur ishte i ri mori një bursë për të ndjekur një universitet amerikan pa pagesë ku luajti në kampionatin kombëtar të universiteve dhe më vonë, e mendoi që të bëhej lojtar profesionist. Në vend të kësaj, zgjodhi politikën: kur u kthye në atdhe, u bë anëtar i parlamentit, ministër, kryeministrër dhe së fundmi, president. Pesë muaj më parë, e...