Dita Botërore e Shëndetit/ Studentët në Vlorë marshojnë përgjatë bulevardit

Dita Botërore e Shëndetit/ Studentët në Vlorë marshojnë përgjatë bulevardit

7 prilli është Dita Botërore e Shëndetit Universal. Për studentët e fakuktetit të Shëndetit Publik në Universitetin e Vlorës, Dega infermieri, është dhe një ditë që ka në vëmendje ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e një sistemi shëndetësor gjithëpërfshirës, ku askush të mos mbetet pas. Në këtë ditë ata zhvilluan kontrolle mjekësore falas, për qytetarë  kalimtarë, si matjen e tensioninit dhe testin e sëmundjes së diabetit. Floviana Korçari, studente në UV u shpreh se interesimi i qytetarëve nuk ka munguar. Mesazhi i kësaj dite ishte i qartë, Shëndeti është një e drejtë themelore, jo një privilegj. Ndërkohë dhjetëra të rinj të univerisitetit “Ismail Qemali” kanë marshuar këtë të hënë përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”me pankarta sensibilizuese në emër të shëndetit,në emër të jetës. Organizuar nga Këshilli studentor,...