Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin niset drejt Alaskës për takimin ‘kokë më kokë’ me Trump, ukrainasit i kap ankthi
Vladimir Putin është nisur drejt Alaskës për takimin kokë më kokë me homologun amerikan Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për fundin e konfliktit gati 4-vjeçar në Ukrainë. Por takimi i sotëm nga i cili Kievi është përjashtuar-, po ndiqet me shqetësim nga ukrainasit. Liderët europianë, të cilët gjithashtu janë lënë jashtë bisedimeve, druhen se marrëveshja e mundshme nga ky takim mund ta lërë Ukrainën në pozitë më të dobët ose t’i minojë aftësitë e Europës për ta mbështetur vendin e përballur me agresionin e Rusisë. Për shumëkënd, bisedimet e drejtpërdrejta me Uashingtonin – ku nuk është ftuar Ukraina – kujtojnë Konferencën e Jaltës të vitit 1945, ku Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Britania pothuajse ndanë mes tyre...