VIDEO – Hodhi mbeturinat jashtë konteinerit, 150 mijë lekë gjobë qytetarit në Qafëhardhi të Shkodrës

VIDEO – Hodhi mbeturinat jashtë konteinerit, 150 mijë lekë gjobë qytetarit në Qafëhardhi të Shkodrës

Një nga rastet e shumta të hedhjes së mbetjeve jashtë kazanëve është bërë publik nga vetë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.Ngjarja është regjistruar mbrëmë, vetëm 20 minuta pasi ishte kryer pastrimi i zonës. Menjëherë, Policia Bashkiake ka identifikuar personin dhe e ka gjobitur. Gjatë veprimeve të ndërmarra, është verifikuar se objekti ku ai tregtonte ishte i ndërtuar pa leje në hapësirë publike. Ky objekt është shembur gjatë ditës së sotme. Ky është një nga shembujt që regjistrohen çdo ditë në Shkodër, ku pavarësisht angazhimit të strukturave të bashkisë, nevojitet edhe sensibilizimi i qytetarëve për një Shkodër të pastër. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do...