Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
BE kritikon planin izraelit në Gazë: Një shkelje e ligjit ndëkombëtar
Foto ilustruese IZRAEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe u bëri thirrje autoriteteve izraelitetë mos i vazhdojnë punimet. Ministri i financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, që i përket ekstremit të djathtë, njoftoi se do të fillojë puna për ngritjen e një ngulimi të vonuar prej kohësh, i cili do të ndajë Bregun Perëndimor dhe do ta shkëpusë atë nga Jerusalemi Lindor. "Vendimi i autoriteteve izraelite për të çuar përpara planin e ngulimeve minon më tej zgjidhjen me dy shtete, dhe përbën edhe një shkelje të ligjit ndërkombëtar", tha Kallas në një deklaratë. "BE-ja përsërit thirrjen e saj ndaj Izraelit për të ndaluar ndërtimin e ngulimeve",...