Putini niset drejt Alaskës për takim me Trumpin, ukrainasit presin të shqetësuar

Putini niset drejt Alaskës për takim me Trumpin, ukrainasit presin të shqetësuar

Vladimir Putin dhe Donald Trump MOSKË- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u nis drejt Alaskës të premten për një takim ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës. Takimi i sotëm – pjesë e të cilit nuk do të jenë ukrainasit – do të mbahet në një bazë ajrore pranë Anchorage, dhe po del të jetë vendimtar për ukrainasit e rraskapitur nga lufta, për synimet e Trumpit për të bërë paqe dhe për përpjekjet e Putinit për ta riformuar pozitën e Rusisë në skenën botërore. Udhëheqësit evropianë, të cilët gjithashtu janë lënë jashtë bisedimeve, janë të shqetësuar se marrëveshja e mundshme nga ky takim...