Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
BIRN: Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale
Foto ilustruese TIRANË- Rreth 8 muaj më parë, Lumja, 65 vjeçe, iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës për shkak të dhimbjeve në këmbë. Përgjigja që mori pas ekzaminimeve ishte tronditëse: ajo duhej të bënte operacion këmbën dhe të vendoste protezë. Por përtej problemeve shëndetësore, pacientja u përball edhe me një faturë financiare. “E pyeta mjekun sa shkon si operacion? Si operacion tha, është falas, por ti do blesh vetëm protezën,”- tregon Lumja. “Sa kushton proteza, e pyeta? Më tha që proteza për këmbën që të duhet kushton 3,500 euro,” shtoi ajo. Ndërsa kostoja e protezës ishte shumë e lartë, Lumja thotë se kërkoi një zgjidhje alternative për ta përfituar atë falas, por në sistemin shëndetësor publik, asaj i duhej të priste deri në 3 vjet. Në...