Asfaltohet rruga në Fushë-Buall, një tjetër premtim i mbajtur për 1200 banorët

Asfaltohet rruga në Fushë-Buall, një tjetër premtim i mbajtur për 1200 banorët

Në fshatin Fushë-Buall, njësia administrative Shushicë, ka përfunduar asfaltimi i 1 kilometër rrugë, duke shënuar një tjetër premtim të mbajtur për 1200 banorët e zonës. Tashmë mbeten më pak se 600 metra për të përfunduar të gjithë aksin, duke i dhënë këtij fshati infrastrukturë dhe lëvizshmëri pa pengesa. Ky investim i shumëkërkuar nga banorët lehtëson ndjeshëm udhëtimin e nxënësve, studentëve, fermerëve drejt qytetit të Elbasanit dhe njësisë Shushicë. Rruga e re shkurton kohën e udhëtimit, rrit sigurinë dhe u krijon mundësi fermerëve të çojnë më shpejt prodhimet drejt tregut. Njëkohësisht, zona merr vlerë të shtuar turistike, pasi në të kalojnë gjurmë të Via Egnatia-s. Investime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetesës së banorëve, ndërsa Bashkia Elbasan mbështet çdo kërkesë të komunitetit...