Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie! 

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie! 

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar, pjesëtarët e tjerë janë larguar. Edhe lokali në fshatin Pirg ku ndodhi ngjarja ka qenë sot i mbyllur megjithëse kanë përfunduar të gjitha veprimet hetimore.