“Pse më shikon”/ Sherri nisi 1 vit më parë, si nisi konflikti mes dy 14-vjeçarëve që përfundoi në tragjedi

“Pse më shikon”/ Sherri nisi 1 vit më parë, si nisi konflikti mes dy 14-vjeçarëve që përfundoi në tragjedi

Një ngjarje shokuese tronditi vendin pasditen e djeshme (14 Gusht) ku 14-vjeçari Erald Xhejos, u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri. Mësohet se viktima dhe bashkëmoshatari i tij janë takuar rastësisht ditën e djeshme në loklalin e fshatit Pirg. Të adoleshentët kanë qënë të shoqëruar nga shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën. Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje, i cili ka nisur me fjalë “pse më shikon?” që çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte. Enedio Guri raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen...