Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Doli të kërkonte qenin, 54-vjeçari në Gjinar rrëzohet në kanione dhe humbet jetën
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën. Mediat raportuan nje nate me pare se shtetasi ne fjale kishte dale ne malet prane baneses per te kerkuar qenin e tij. Qeni u gjet i gjalle nga grupet e shpetimit, teksa P.T fatkeqesisht eshte gjetur i vdekur. Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.