Flick pushton zemrat e popullit katalanas, fansat e Barcelonës i vendosin notën 9.5

Flick pushton zemrat e popullit katalanas, fansat e Barcelonës i vendosin notën 9.5

Barcelona ka prezantuar rezultatet e “Observatori Blaugrana” për sezonin 2024-2025. Një sondazh që mbledh opinionin e anëtarëve të klubit për aspekte të ndryshme të sezonit që sapo ka përfunduar. Studimi, i realizuar nga “Institut Feedback d’Investigació Aplicada” mes datave 10 dhe 20 qershor, ka marrë si kampion 3.000 tifozë të rritur. Ndër rezultatet më të spikatura është vlerësimi për Hansi Flick, të cilit “socios” i kanë dhënë gati notën maksimale 9.5 nga 10. Kjo ka ndikuar që edhe situata sportive e klubit, duke përfshirë ekipin e parë (meshkuj dhe femra), të marrë notë shumë të lartë. Vlerësimi më i ulët është për ecurinë e punimeve të “Espai Barça”, që ka marrë vetëm notën 6.6. Ndërkohë, marrëveshjet me “Spotify” dhe “Nike” janë vlerësuar me nota 8.4...