Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dita e Shën Marisë, një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë
15 gushti është Dita e Shën Marisë, një nga festat më të kremtuara për besimtarët e krishterë. I njohur si “Fjetja e Hyjlindëses”, 15 gushti është dita kur shenjtorja ju bashkua birit të saj, në botën e përjetshme. Festa e Fjetjes së Hyjlindëses kremtohet në 15 gusht, e paraprirë nga dy javë agjërimi (kreshme). Kjo festë, e cila quhet edhe “Marrja”, është për të përkujtuar vdekjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit. Ajo shpall që Maria “u mor” nga Perëndia, në mbretërinë qiellore të Krishtit, në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka ndarë kalendarin e festimeve në të gjitha kishat dhe manastiret e Fjetjes së Hyjlindëses Mari. “Fjetja e Hyjlindëses” është paraqitur në afresket e...