Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit, ku një 63-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po notonte. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi I. B., banues në Tiranë, humbi jetën gjatë kohës që po lahej në det. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Top Channel