Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arrestohen 3 piromanë në Fier dhe Lushnje, mes tyre edhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve
Tre persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnje të akuzuar për ndezje zjarresh. ë Fier është arrestuar Faik Buzi 68 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër. Në Lushnje u arrestuan Gëzim Hysi 61 vjeç dhe Novruz Deneku 62 vjeç. Gëzim Hysi akuzohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në lagjen “18 tetori” për djegien e mbeturinave. Flakët, u përhapën deri te ish-fusha e mbetjeve urbane në Lushnje, duke rrezikuar disa banesa në atë zonë. Edhe Novruz Deneku ndezi zjarr në afërsi të banesës...