Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në PD ‘beteja’ bëhet për karrigen e Gazment Bardhit
Më 20 maj të vitit 2023, Gazmend Bardhi u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Nën këtë veshje, dhe me një shpurë deputetësh që e përkrahnin, ai iu imponua grupit të Sali Berishës, kur të dyja palët u bashkuan. Nën drejtimin e tij, PD ndërmori një seri aksionesh jo pak të suksesshme në parlament. Rikthimi në shtator, në legjislaturën e re, vë në pikëpyetje nëse Bardhi do të vijojë të jenë në krye të deputetëve. Emri i tij është më i kuotuari në radhët e deputetëve dhe Sali Berisha nuk ka artikuluar asnjë fjali që mund të lëkundin pozitat e Bardhit, por burime thonë se në selinë blu ka nisur të qarkullojë edhe emri i një prej 4 nënkryetarëve të tjerë të PD-së...