Trump takohet sot me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Trump takohet sot me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës që do t’i jepte fund luftës mbi 3-vjeçare. Por në takimin e sotëm mes Putin e Trump, mungon një prej palëve kyçe, Presidenti ukrainas Volodyr Zelensky. Ky i fundit ka deklaruar se çdo marrëveshje e arritur pa përfshirjen e vendit të tij do të jetë “vendim i vdekur”. Aleatët e tij evropianë kanë thënë gjithashtu se nuk do të pranojnë një marrëveshje me të cilën Ukraina nuk është pajtuar. Udhëheqësi ukrainas do të presë pranë telefonit një telefonatë nga Trump për të mësuar nëse, siç shpreson presidenti amerikan, Putin është i gatshëm të arrijë një “marrëveshje...