Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hajduku erdhi si gjigant, por iku si një emër i thjeshtë në listën e “viktimave” të Ilir Dajës
Në një mbrëmje magjike në “Air Albania”, Dinamo City e Ilir Dajës ka shkruar një nga faqet më të arta të futbollit shqiptar në arenën europiane. Pas humbjes 2-1 në Split, shumëkush mendonte se Hajduku i madh kroat do të kalonte lehtësisht në “play off”. Gjithsesi, Ilir Daja, trajneri që mund ta quajmë pa frikë pasuri kombëtare dhe më i miri shqiptar i kohërave në këtë profesion, tregoi se futbolli nuk luhet me emra, por me zemër, disiplinë dhe inteligjencë. Dinamo City përmbysi gjithçka me një fitore të jashtëzakonshme 3-1, përballë një “deti” prej rreth 2000 tifozësh kroatë, tejet të zhurmshëm mu në zemër të Tiranës (pra, faktori fushë thuajse nuk ndihej për kroatët), ndërsa vetëm rreth 500-700 zemra blu brohorisnin për ekipin vendas. Diferenca...