Rikthehet “Piratet e Karaibeve” – Johnny Depp ende në pikëpyetje

Rikthehet “Piratet e Karaibeve” – Johnny Depp ende në pikëpyetje

Saga e famshme “Piratet e Karaibeve” po përgatitet të rikthehet në ekran, por ende nuk dihet nëse do ta shohim Johnny Depp përsëri në rolin e Kapiten Jack Sparrow. Pas muajsh spekulimesh, producenti Jerry Bruckheimer ka konfirmuar për Entertainment Weekly se pjesëmarrja e Depp do të varet nga skenari. “Nëse i pëlqen mënyra se si është shkruar roli, mendoj se do të pranojë. Gjithçka varet nga ajo që është shkruar,” tha Bruckheimer, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të tij. Saga, e cila nisi në vitin 2003, është shndërruar në fenomen botëror duke arkëtuar mbi 4.5 miliardë dollarë me pesë filma. Megjithatë, filmi i fundit nuk pati suksesin e pritur, duke hapur rrugën për një reboot. Detajet e rrëfimit dhe personazheve të rinj mbeten...