Spektakli i dhembshurisë, skenari i paaftësisë

Spektakli i dhembshurisë, skenari i paaftësisë

Nga Denisa Vata/Sot, ndërsa Shqipëria ka humbur mbi 50 mijë hektarë tokë nga zjarret, kryeministri poston një foto të një djali që shpëtoi një qen, me mbishkrimin “Respekte”. Në rrjetet sociale qarkullojnë video me një kec që pi ujë nga dora e këshilltarit të ministrit, një kalë i djegur dhe një dele e futur në motor për t’u shpëtuar. Një karnaval fotografish që shpërndahen si medalje humanizmi, sikur të kishim shpëtuar Amazonën, jo disa kafshë të etura në mes të një vendi që digjet. Dhembshuria për kafshët është njerëzore, por kur kthehet në objektiv kryesor të kamerës, ajo shndërrohet në perde tymi që mbulon zjarret e vërtetë. Nga ekrani duket sikur jemi një komb vegjetarianësh të përkushtuar, jo një vend pa zjarrfikës të kualifikuar, pa...