‘Shfaqem kur s’ta pret mendja’/ Armë dhe mesazhe kërcënuese: Çfarë postonte në rrjete sociale vrasësi i bashkëmoshatarit në Maliq

‘Shfaqem kur s’ta pret mendja’/ Armë dhe mesazhe kërcënuese: Çfarë postonte në rrjete sociale vrasësi i bashkëmoshatarit në Maliq

Autori i vrasjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar përpara sherrit në lokal publikonte foto me armë zjarri në rrjete sociale. Tashmë janë bërë publike dy foto të të miturit, i cili po ashti kishte një tatuazh me armë zjarri në dorë. Përveçse pozave me armë zjarri dhe cigare, i mituri me iniciale E. G., i shoqëronte me shkrime kërcënuese.  “Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, shkruan në një foto teksa konsumon cigare. “Mos më kërko un nuk vi”, shkruan në foton tjetër ku në dorë mban një armë zjarri tip pushkë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve...