Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nëse nuk do të isha President, Putini do e kishte pushtuar Ukrainën”/ Trump flet para samitit në Alaskë: Takim i rëndësishëm si për ta, ashtu edhe për ne
Donald Trump ka deklaruar se, nëse ai nuk do të ishte President i Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putini do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën. Duke folur për marrëdhëniet me Kremlinin, Trump tha se udhëheqësi rus “dëshiron një marrëveshje” dhe se e pret një takim të rëndësishëm me të. “Mendoj se do të jetë një takim i mirë me Putinin, por takimi më i rëndësishëm do të jetë ai i dytë mes meje, Putinit dhe Zelenskyt. Do të shohim nëse mund të përfshijmë edhe disa nga evropianët,” u shpreh ish-presidenti amerikan. I pyetur nga një gazetar nëse gjatë takimit në Alaska do t’i jepte Rusisë akses në metale të rralla, Trump u përgjigj: “Le të shohim se çfarë ndodh. Do të jetë një takim shumë...