Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega e Qarkut Fier, vlerëson Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me Certifikatë Mirënjohjeje për bashkëpunimin me median

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega e Qarkut Fier, vlerëson Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me Certifikatë Mirënjohjeje për bashkëpunimin me median

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega e qarkut Fier, ka vlerësuar me Certifikatë Mirënjohjeje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për bashkëpunimin e shkëlqyer, transparent dhe në kohë, mes Policisë dhe medias, duke e cilësuar këtë marrëdhënie si një model me standarde europiane në funksion të interesit publik.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku drejtuesi i saj priti një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Fier. Në delegacion ishin kryetari i Unionit për qarkun, Vladimir Muçaj, njëkohësisht drejtor i medias online Newsalbania, gazetari dhe botuesi Mariglen Bita, themeluesi dhe drejtuesi i medias online fieriweb.com Ervis Profka, si dhe gazetari i njohur Fatmir Popja, një nga themeluesit...