Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Serbia ndalon dy persona në kufi, dyshohen për krime lufte në Kosovë më 1999
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se dy persona me inicialet X.E dhe B.E janë ndaluar në pikën kufitare Horgosh, mes Serbisë dhe Hungarisë, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.Sipas njoftimit, ata dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, kanë rrëmbyer civilë me kombësi serbe. Ministria serbe nuk ka specifikuar kombësinë e të ndaluarve, por raportimet nga terreni sugjerojnë se ata mund të jenë shqiptarë.Të ndaluarit po mbahen për 48 orë dhe pritet të dalin para prokurorit. Ky rast vjen pas një sërë arrestimesh të shqiptarëve nga autoritetet serbe javët e fundit.Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzit nëpër territorin e Serbisë, duke theksuar rrezikun e shtuar për ndalime...