Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”
Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi në këtë shtet. Sipas një ligji kundërthënës të miratuar më 2015, por që rrallë ishte përdorur para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia mund të ndalojë organizatat e huaja që i konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare. Stafi i këtyre organizatave që shpallen “të padëshirueshme” rrezikojnë ndjekjen penale. Kremlini ka intensifikuar shtypjen e mediave të pavarura, fushatë që zgjat që një dekadë, pas dërgimit të trupave në Ukrainë në vitin 2022, duke miratuar ligje censurimi që ndalojnë kritikat ndaj ushtrisë. Reporterët pa Kufij, me seli në Francë, denoncon vazhdimisht sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe ndihmon gazetarët e...