Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pas dhunës, studentët njoftojnë sërish protesta në mbrëmje
Bota E Enjte, 14 Gusht 2025 20:32 Studentët në Serbi do të vijojnë me tubimet protestuese edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të tensionuara që ndodhën gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit. Në Beograd, protestat pritet të fillojnë në orën 19:30. Një ditë më parë, tubime u mbajtën në rreth 30 qytete të ndryshme nën moton “Serbi, zgjohu”, ku përplasjet më të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit u regjistruan në Beograd dhe Novi Sad, kryesisht pranë selive të Partisë Progresive Serbe (SNS). Studentët nënvizuan se protesta po zhvillohen si reagim ndaj dhunës së ushtruar në qytetin Vrbas, ku protestuesit u sulmuan nga mbështetës dhe anëtarë të partisë në pushtet me fishekzjarrë, gurë, shishe me ujë të ngrirë dhe objekte të tjera...