Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, përlotet avokati Vishaj: Besoj shtatori do të më gjejë në gjykatë

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, përlotet avokati Vishaj: Besoj shtatori do të më gjejë në gjykatë

Avokati i njohur Saimir Vishaj fitoi “gjyqin” më të rëndësishëm të jetës, atë kundër sëmundjes së rëndë me të cilën luftoi për disa javë. Pasi mposhti sëmundjen dhe doli nga gjendja e komës, profesori i njohur i juridikut tregon se ligji më i rëndësishëm i kujtdo duhet të jetë të mos dorëzohesh, sado e rëndë të jetë situata. ”Aktualisht jam në rikuperim e sipër, gjendja është e kënaqshme, i gjithë ekipi mjekësor është fokusuar në shëndetin tim, kalova një gjendje shumë të rëndë kome dhe intubim. Në Shqipëri mu dha ndihma e parë nga QSUT rreth 15 ditë, por ishte e pamundur të vazhdoja në atë qendër dhe menjëherë kam ardhur në qendrën shëndetësore San Raffaelo në Milano dhe u jam nënshtruar të gjitha analizave,...