Tjetër vjedhje në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

Tjetër vjedhje në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

Një tjetër rast shqetësues ka nxjerrë në pah problemet me sigurinë në kompleksin luksoz “Valamar” në Gjirin e Lalzit, i cili ruhet 24 orë nga kompania private “ARB Security”. Disa ditë më parë, një vilë e kyçur të një emigranti në kompleksin luksoz “Valamar”, në Gjirin e Lalzit, ra pre e një grabitjeje spektakolare, teksa një tjetër vilë është tentuar që të vidhet nga një hajdut dhe sistemi i sigurisë së ARB Security ka dështur. Në denoncimin për BoldNews.al, qytetari shkruan se një vilë është tentuar që të grabitet nga hajdutët në bllokun C të kompleksit ‘Valamar’. Sipas denoncuesit, hajduti është futur ne shtëpi edhe pse ka pasur njerëz, duke vënë në pikëpyetje sistemin e sigurisë së vilave dhe patrullimet që bën ‘ARB Security’ në kompleks. Ai është zbuluar nga të pranishmit dhe më...