Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Apokalips në Spanjë, 60 mijë hektarë në flakë, Las Médulas e UNESCO-s bëhet hi
Spanja po përballet me zjarre të dhunshme që prej së dielës, 10 gusht, të cilat kanë shkaktuar tragjedi njerëzore dhe dëme kolosale në mjedis. Deri tani, tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa rreth 60 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar brenda një jave. Vetëm në rajonin e Castilla y León, mbi 8.000 banorë janë evakuuar nga rreth 30 bashki. Në mesin e dëmeve të pariparueshme është edhe Las Médulas, monument natyror i listuar nga UNESCO, i famshëm për shkëmbinjtë e kuq gjigantë dhe pyjet e lisit, gështenjës dhe qershisë së egër, të rritura mbi shpatet e minierave të lashta të arit nga koha romake. Sot, kjo pasuri unike është kthyer në hi. Las Médulas Evakuime masive në pika turistike dhe...