Putin kërkon marrëveshje me Trump, por ka 25% mundësi që takimi të dështojë

Putin kërkon marrëveshje me Trump, por ka 25% mundësi që takimi të dështojë

Bota E Enjte, 14 Gusht 2025 20:07 Presidenti amerikan Donald Trump zbeh shpresat për një arritje të rëndësishme gjatë takimit të së premtes me Vladimir Putin, duke thënë se nuk ka shumë besim për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm. ”Megjithatë, herët a vonë do t’ia arrijmë”, pohon ai në një intervistë për radion Fox News. Trump riktheksoi se takimi në Alaskë mund t’i hapë rrugën një takimi tjetër trepalësh me Zelenskyn, edhe pse pranon se ka 25 për qind mundësi që bisedimet të mos jenë të suksesshme. Trump tha se do të duhet të ketë marrë e dhënie kufijsh mes Kievit dhe Moskës. Gjatë një bisede me liderët europianë të mërkurën, kreu i Shtëpisë së Bardhë thuhet të jetë dakordësuar se çdo çështje territoriale...