Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përsëritet historia, një 14-vjeçar vritet me thikë. Autori ndodhet në spital
Përsëritet krimi mes të miturëve. Një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri në lokal në fshatin Pirg të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme. I mituri E.XH ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa tjetri është duke marrë mjekim, nën mbikëqyrjen e Policisë. Viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në zonën e Pirgut. Një grup ekspertësh kanë punuar në ambientet e lokalit për mbledhjen e gjurmëve dhe provave. Gjurmë gjaku në rrugë, karrige të rrëzuara dhe nga larg një nga tavolinat ku besohet se ka nisur konflikti. Njoftimi i policisë “Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një...