Zhuliana Jorganxhi, mbretëresha e vargut të dashurisë, shpirtja krijuese që e shndërroi poezinë në këngë

Zhuliana Jorganxhi, mbretëresha e vargut të dashurisë, shpirtja krijuese që e shndërroi poezinë në këngë

Nga Albert Vataj Ka gra që ecin mbi tokë si mbi një pentagram të padukshëm; çdo hap i tyre është një notë, çdo frymëmarrje është një varg, dhe çdo fjalë është një këngë që koha nuk mund ta shlyejë. Njëra prej tyre është Zhuliana Jorganxhi.Në oborret e ndritshme të kujtesës kombëtare, aty ku fjala bëhet lutje dhe melodia bëhet fluturim, ngrihet e bukur dhe solemne figura e një zonje që i ka kushtuar jetën e saj fjalës, Zhuliana Jorganxhi.E lindur në Korçën e serenatave dhe ëndrrave të buta, bijë e një familjeje ku arti nuk mësohej, por merrej me qumështin e nënës, ajo hyri në tempullin e poezisë si një priftëreshë e thirrur nga vetë Muzat. Dhe Muzat nuk e lanë më kurrë.Që në moshën...