Vatra e zjarrit në Martanesh, flakët po djegin masivin pyjor në ‘Luginën e Valit’

Vatra e zjarrit në Martanesh, flakët po djegin masivin pyjor në ‘Luginën e Valit’

Situata e zjarreve në vend mbetet problematike, teksa aktualisht luftohet nga forcat operacionale të emergjencave në 23 vatra. Edhe qarku i Dibrës është përfshirë nga zjarret, duke mos i shpëtuar fenomenit veror. Kjo që shihni në pamje është vatra e zjarrit në Martanesh, zona e quajtur “Lugina e Valit”. Re të mëdha tymi në masivin pyjor që po shkrumbojnë gjithçka gjejnë para. Tereni është i vështirë dhe depërtimi nga forcat pengon aksionin.