Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Pas disa ditësh nxehtësie të lartë dhe thatësire, rrugët e kryeqytetit dhe zonave përreth janë përfshirë nga një frymë freskie, falë reshjeve të pakta të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit. Ndërsa nuk bëhet fjalë për reshje të dendura, ato kanë sjellë një lehtësim të përkohshëm në temperaturat e larta dhe kanë kontribuar në përmirësimin e ajrit në zonat urbane. Sinoptikanët parashikojnë se reshje të pakta shiu do të regjistrohen gjatë ditës së sotme kryesisht në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë, edhe dita e premte pritet të sjellë reshje të ngjashme, jo intensive, por të mjaftueshme për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në zonat ku janë aktive vatërat e zjarreve. Në dy ditët e fundit, zjarret kanë shkaktuar gjendje të jashtëzakonshme...