U vra me thikë pas një konflikti/ Maliq, identifikohet i mituri (Emri)

U vra me thikë pas një konflikti/ Maliq, identifikohet i mituri (Emri)

Erald Xhejo është 14-vjeçari i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Maliq. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali. Sipas informacioneve paraprake, pati një konflikt me thikë midis tij dhe një tjetër 14-vjeçari. Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.