Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Rusia humb një aeroplan Su-30SM pranë Ishullit të Gjarprit në Ukrainë
Marina ukrainase ka raportuar se një aeroplan luftarak rus i tipit Su-30SM është rrëzuar gjatë një misioni në rajonin juglindor të Ishullit të Gjarprit, në Detin e Zi. Sipas informacionit të publikuar, ngjarja ndodhi gjatë një operacioni ajror, por shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur. Autoritetet ushtarake ukrainase theksuan se mbetjet e aeroplanit janë gjetur në det, gjë që konfirmon humbjen e tij. Megjithatë, fati i pilotëve që ndodheshin në bord nuk dihet ende, pasi ata nuk janë gjetur dhe konsiderohen të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në zonën përkatëse. Ndryshe, Su-30SM është një nga aeroplanët më modernë shumëqëllimësh në arsenalin e Forcave Ajrore Ruse, i përdorur si për misione ajrore të mbrojtjes, ashtu edhe për sulme ndaj objektivave tokësore dhe detare....