Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump: Takimi me Putinin ka 25% shanse për dështim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin, që do të zhvillohet në Alaska, ka rreth 25% shanse për të dështuar. Në një intervistë për Brian Kilmeade në Fox Radio, Trump e cilësoi këtë samit si një hap përgatitor për një takim të mundshëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me synimin për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit njëvjeçar në Ukrainë. I pyetur nëse ekzistonte mundësia që takimi të konsiderohej i pasuksesshëm, ai u përgjigj prerazi: “Po, 25%”. Trump tha gjithashtu se, nëse bisedimet nuk shkojnë mirë, ai mund të zgjedhë të mbajë një konferencë shtypi të veçantë në vend të asaj të përbashkët me Putinin. “Do të mbaj një konferencë për shtyp....