Pse?!

Pse?!

Pse?! – Sterjo Spasse Ç’është jeta për ty? – e pyeta.-Flluska sapuni, – m’u përgjigj.-Po vdekja?-Shpërblimi i jetës!-Ç’është bota?-Një pikë helm në hapësirë!-Ç’është më e kuptuar në Botë?-Vdekja.-Cila është kafsha më e egër?-Njeriu!-Po më e butë?-Ajo që s’ka lindur!-Cili njeri ju duket më i poshtër?-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!-Ç’është budallallëku?-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je!-Po puna më e mençme?-Te gëzosh të tanishmen!-Ç’është më e afërme?-Vdekja!-Po më e largët?-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.-Çfarë është e pavdekur?-Hapësira!-Çfarë është më e bukur?-Fantazia!-Po më e shëmtuar?-Sëmundja!-Më e hidhur?-Jeta!-Më e ëmbël?-Hiçi!-Ç’gjë është më e madhe?-Libri i Botës!-Po më e rëndë?-Fjala!-Më...