23 vatra ende aktive, Ministria e Mbrojtjes tregon se ku është situata më kritike nga zjarret

23 vatra ende aktive, Ministria e Mbrojtjes tregon se ku është situata më kritike nga zjarret

Ministri i Mbrojtjes informon se situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në disa zona, por aktualisht janë edhe aktive 23 vatra. Më problematike mbeten Syri i Kaltër në Delvinë, ku po ndërhyhet me avion “Canadair”, dhe Zhapokikë në Poliçan, ku dje u evakuuan 20 banorë dhe po përdoren tre helikopterë, përfshirë dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Raporti i plotë Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet në këto zona: * Syri i Kaltër (Delvinë) – Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete,...