Bazë e re ajrore në Rinas, më tepër destinacione dhe vende pune

Bazë e re ajrore në Rinas, më tepër destinacione dhe vende pune

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazës së re të kompanisë ajrore “Ryanair”, e cila pritet të nisë operimet në prill 2026. Kjo bazë e re do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës ajrore dhe turizmit në Shqipëri. Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do të operojnë fluturime drejt 10 destinacioneve të reja: Birmingam (MB); Dublin (IR); Milano (IT); Maltë (MT); Napoli (IT); Peskara (IT); Poznan (PL); Trieste (IT); Torino (IT); Verona (IT). Krahas destinacioneve të reja, “Ryanair” do të rrisë edhe frekuencat në linjat ekzistuese më të kërkuara, duke sjellë një rrjet total prej 33 destinacionesh në 13 shtete të ndryshme. Ky zgjerim pritet të ndikojë ndjeshëm në...