Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“21 janari”, Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard
Në postimin e tij, Balla krahason deklaratën e fundit të kreut të PD-së me atë çfarë kishte deklaruar në janar 2011 kur fliste për reagim nga snajperë. “Uuuuu, paska ndryshuar qëndrim?! Shikoni çfarë thotë sot, çfarë ka thënë dje (më parë)”, shkruan Balla, duke shoqëruar videon me deklaratën e vitit 2011 të ish-kryeministrit, ku ai shprehet: “Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajperë, katër në të katër anët dhe unë në atë dritare, dhe në mënyrë absolute do goditet. Vetëm po se shpoi plumbi.” Ndërkohë, në deklaratën e fundit, Berisha shprehet: “Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror, që ta dini ju, është krim shtetëror me dashje, krim shtetëror pa dashje.”...