Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“ Alaska-aty ku akullnajat,ajsbergët dhe superfuqitë takohen”
Nga Eljanos Kasaj* Zgjedhja e Alaskës si vend takimi për bisedimet midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Donald Trump,nuk është një zgjidhje rastësore bazuar në disa faktorë rrethanor ose “influencë politike”,por përkundrazi, ajo mbart në vetvete një mesazh të qartë politik, sa edhe ideologjik. Ndërkohë që shumë gazetare, analiste dhe ekspert evropian hipotezonin mbi mundësinë e zhvillimit të bisedimeve në “vende klasike neutrale”(si Republika Helvetike e Zvicrës, Shtetit-Qytet të Vatikanit ose Emiratet e Bashkuara Arabe), ku atmosfera politike do të ishte në krahun e tyre ashtu si atmosfera e një skuadre futbolli që luan ndeshjen në stadiumin e saj-konditat e zgjidhjes së vendit, rrjedhimisht të impaktuara drejtpërdrejt nga rezultatet e luftimeve në fushëbetej(fitoret e njëpasnjëshme pirroike të ushtrisë ruse gjithsesi...