Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi me Putin në Alaskë, Trump i përgatitur edhe për ‘dështim’: Ka 25% mundësi që të mos kemi sukses
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka marrë parasysh të gjitha opsionet për takimin me homologun rus, Vladimir Putin. Madje, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për Fox News Radio, ai dha një përqindje, kur tha se ka ka 25% mundësi që takimi të mos ketë sukses. “Gjithmonë ka një rrezik“, tha ai. Sipas presidentit amerikan, ky takim mund të shërbejë si bazë për një raund të dytë bisedimesh, ku ka lënë të kuptohet se mund të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Duke folur për territoret ukrainase dhe ruse, Trump tha se do të jetë e nevojshme një “kompromis” midis Kievit dhe Moskës, duke lënë të kuptohet për ndryshim kufijsh, një deklaratë që pritet të shkaktojë reagime të forta ndërkombëtare. Çfarë pritet të ndodhë nesër...